Shtigje të reja, ‘Spinarica Route’ synon promovimin e vlerave historike dhe natyrore

26 Shtator 2022 | 20:42

Një tjetër shteg i shtohet turizmit kreativ në qarkun e Vlorës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka prezantuar “Spinarica route”, një tur që synon t’u japë jetë dhe dimensione të tjera vlerave historike dhe atyre natyrore të zonës.

“Qëllimi i shtegut është të afrojmë të rinjtë në rrugët alternative.  Sot pk testojmë në rrugë altetnative permes eches me biçikletë  dhe hiking, këto shtigje. Kemi mbledhur rrugët shtigjet e fshatrave dhe i kemi propozuar në një itinerar të vetëm”, u shpreh Neritan Mehmetaj.

Ky itinerar, pas testimit, do u prezantohet guidave profesionale dhe agjencive turistike për ta bërë pjesë të agjendave të tyre në raport me turistët e huaj dhe vizitorët vendas, si një mundësi për t’u dhënë akses dhe një dimension tjetër zonave që përshkon.

“Qëllimi ishte që të bënte bashkë në një paketë ato që janë resurset që vijnë me bazë komunitare, jo thjesht monumentet e kulturës jo thjesht bukuritë e natyrën, por të  afronim turistët me komunitetet, të preknin nga afër zonat rurale, të shihnin kishat  lokalet shtëpitë dhe gjithçka tjetër. Sigurisht e kombinuar kjo me turizmin e biçikletave me parjen e kripores se Vlorës dhe lidhjen me qytetin antik të Apollonisë ku dhe kulmon”, u shpreh Mirela Koçi.

Turi nis nga bregdeti i Zvërnecit dhe përfundon në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, një nga qendrat më të mëdha dhe më të zhvilluara të antikitetit. Emërtimi i turit, lidhet me portin antik të Spinaricës, që ishte pika takuese dhe ndërlidhëse e Apolonisë me rajonin dhe më gjerë, përmes linjave detare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026