Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar

26 Shtator 2022 | 17:05

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar.

Pritet që në mbledhjen e sotme të merren vendime të rëndësishme, ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij.

Ndërkohë pak më parë zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zbardhur vendimet që janë marrë gjatë mbledhjes së kryesisë dhe që do ti propozohen Këshillit Kombëtar për miratim.

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite dhe vendosi ngritjen e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu Kodi i Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Së fundmi, u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

Kryesia vendosi që t’ia paraqesë rregulloret e mësipërme për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme të orës 17:00 ku gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026