Cilat janë 3 shtetet që po kërcënojnë hapur ‘bashkimin’ europian?

26 Shtator 2022 | 18:45

Një trekëndësh i ri mes këtyre 3 shteteve duket se është kthyer në kërcënimin më të ri të unitetit europian.

Lufta në Ukrainë ka pasur ulje-ngritjet e saj por Europa sot, si bllok, po kërkon të largohet tërësisht nga Rusia.

Por disa vende evropiane varen në mënyrë kritike nga furnizimet ruse me energji dhe shkëputja nga Moska ka ardhur me koston e vendeve të tilla që po e shohin veten duke u zhytur dalëngadalë buzë një ‘gremine energjetike’.

Ndjenja e ‘unitetit’ ishte ajo që i mbajti vendet evropiane të përkushtuara ndaj kauzës ukrainase.

Kjo ndjenjë e përgjegjësisë kolektive udhëhoqi gjithashtu Evropën për t’u bashkuar me aleatët e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Rusisë.

Por tani, ky unitet evropian po përballet me sfida të shumta, më e spikaturat nga të cilat është pikërisht trekëndëshi që është formuar mes këtyre 3 shteteve – Bullgari, Hungari dhe Itali.

Bullgaria

Në Bullgari, një qeveri që mbante një qëndrim të fortë kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës u rrëzua në qershor.

Që atëherë, Bullgaria po udhëhiqet nga një qeveri e përkohshme që ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj Rusisë, madje duke treguar se do të ishte e gatshme të negocionte një marrëveshje gazi me Moskën në një kohë kur BE-ja po përpiqet medoemos të heqë dorë nga varësia e saj nga energjia ruse.

Ministri bullgar i energjisë në detyrë Rosen Hirst ka thënë kohët e fundit se gazi rus është thelbësor për Bullgarinë nëse ajo do të mbijetojë këtë dimër.

Zgjedhjet e ardhshme në Bullgari janë planifikuar për në fillim të tetorit dhe qeveria anti-ruse që u rrëzua në qershor nuk do të rikthehet.

Një qeveri pro-ruse mund të sjellë telashe marramendëse për Bashkimin Evropian pasi masat e saj kundër Rusisë mund të pengohen nga vetoja bullgare.

Italia

Në Itali, qeveria e saj e parë e ekstremit të djathtë që nga regjimi i Benito Musolinit sapo ka ardhur në pushtet.

Koalicioni përbëhet nga 3 admirues të hapur të Vladimir Putin.

Ndërsa kryeministrja e re, Girogia Meloni ka lavdëruar publikisht Putinin në të kaluarën dhe ka kritikuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë, aleatët e saj si Berlusconi edhe Salvini, njihen prej kohësh si dy miq të afërt të Vladimir Putin.

Ngritja e një qeverie të tillë në Itali do të përbëjë një tjetër kërcënim ndaj unitetit të deritanishëm të Bashkimit Europian i cili mund të përballet me një rezistencë të ashpër nga Italia.

Hungaria

Ndërkohë, në Hungari, një qeveri pro-ruse e drejtuar nga kryeministri Victor Orban, është kthyer në një tjetër sfidë për BE-në.

Hungaria ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të notojë kundër rrymës në lidhje me marrëdhëniet e saj me Moskën.

Në gusht, Hungaria vendosi të marrë një hap përpara për ndërtimin e 2 reaktorëve bërthamorë nga Rusia.

Prirjet pro-ruse të Orbanit kanë bërë që Komisioni Evropian të rekomandojë bllokimin e fondeve të BE-së për këtë shtet me një vlerë që arrin mbi $7.5 miliardë dollarë. Kjo përfaqëson 5% të PBB-së së Hungarisë këtë vit.

Së bashku, Bullgaria, Hungaria dhe Italia, mund të krijojnë një efekt domino në të gjithë Evropën, i cili mund t’i detyrojë vendet e tjera të rimendojnë qëndrimin e tyre për temën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe lidhjeve të tyre me Moskën.

Shenjat nga e gjithë Evropa janë të qarta.

Politika liberale po bëhet gjithnjë e më jopopullore dhe populizmi dhe e pikëpamjet e djathta po shihen nga shumë si e vetmja zgjidhje.

Njëri pas tjetrit, shtetet në Bashkimin Europian po shohin rritjen e atyre që mund të quhen lirisht si forcat e ekstremit të djathtë.

Rritja e kostove të jetesës, inflacioni, dhe kriza energjetike po nxisin ngritjen e politikës së “krahut të djathtë” në Europë.

Vende si Suedia, Franca, Republika Çeke, Sllovakia apo Italia – po shohin mbështetjen ndaj këtyre partive të rritet.

A do të jenë të suksesshme qeveritë e këtyre vendeve në thyerjen e unitetit të Europës në raport me Rusinë?

Vetëm koha do ta tregojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026