Këshilli Kombëtar i PD-së shtyn votimin e rregullores së primareve për të shtunën

26 Shtator 2022 | 20:21

Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar grupin e punës për auditimin e financave të PD në zgjedhjet e 2017-ës.

Burime bëjnë me dije se votimi i rregullores së primareve është shtyrë për të shtunën (1 tetor).

Mësohet se anëtarët kanë kërkuar kohë të njihen me dokumentin e primareve, të cilin e morën vetëm pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Sipas dokumentit të primareve kandidatët evidentohen përmes vetëpropozimit, propozimit nga anëtarësia ose propozimi nga organet qendrore të partisë.

Kryetarët e degëve që futen në primare duhet të japin dorëheqjen nga drejtimi i degës.

“Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare. Anëtarët dhe simpatizantët e partisë ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre të votës në primare, pa asnjë dallim, në përputhje me modalitetet e parashikuara në këtë rregullore”, thuhet në dokumentin e PD.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026