Rusia po vret në mënyrë cinike ushtarët e saj, thotë Zelenski
Tre javë pas kundërofensivës në veri-lindje të vendit, që u mundësoi rimarrjen nën kontroll të disa mijëra kilometrave katrorë territor, forcat ukrainase vazhdojnë presionin ndaj ushtrisë ruse në Donbas.
Në rajonin tjetër të Kharkivit, që u rimor gjithashtu nën kontroll në javët e fundit, ukrainasit zotërojnë pjesën dërrmuese të qytetit të Kupianskut, hekurudha e të cilit u përdor më herët nga Rusia për të furnizuar trupat e saj në jug.
Megjithatë, një zonë e vogël në bregun lindor të lumit Oskil mbetet në duart e trupave ruse, të cilat i pengojnë ato ukrainase të avancojnë drejt rajonit të Luhanskut.
“Pavarësisht luftës së pakuptimtë nga Rusia dhe mungesës së iniciativës të kundërshtarëve, komanda e ushtrisë ruse vazhdon t’i çojë trupat e saj drejt vdekjes. Përpjekjet e Moskës në Donjeck do të hyjnë në histori si një nga vrasjet më cinike të ushtarëve të saj”, u shpreh presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski.
Trupat ukrainase po hetojnë dyshimet për ekzistencën e një varri masiv, në një ish-bazë të braktisur ruse në afërsi të kufirit.
Struktura është një ish-fermë industriale jashtë lokalitetit Kozaça Lopan, rreth 2 kilometra larg kufirit ndërkombëtar, e përdorur nga rusët për të fshehur tanket.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk