Shqipëria zgjohet me mot të keq, situata në Elbasan, Vlorë e Korçë
Prej ditës së djeshme, Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Por në disa qytete situata aktualisht paraqitet e qetë, ndërkohë pritet që pasdite të ketë reshje të dendura shiu.
Në Elbasan ka pasur reshje, por me intensitet të ulët dhe pa shkaktuar problematika. Deri më tani nuk raportohet për problematika nga kushtet klimaterike, raporton gazetari i Euronews Albania Renato Tafani.
Ky i fundit tha se janë disa pika ku shfaqen problematika të ndjeshme gjatë reshjeve të shiut, kur ato janë me intensitet të lartë. Në rast të reshjeve të dendura, problem mbetet aksi-rrugor, Elbasan – Librazhd, fushat përreth Elbasanit, siç është zona e Shushicës. Aktualisht nuk ka reshje shiu në Elbasan.
Gazetarja Ebrieta Maçaj informon se Vlora sot është zgjuar me një mot relativisht të kthjellët. Era që ka shoqëruar ditën e djeshme qytetin sot ka pushuar dhe situata e kushteve klimaterike në qytetin jugperëndimor paraqitet relativisht e qetë.
Ditën e djeshme për rreth tre orë nuk ka pasur energji elektrike, problem i cili është rregulluar pas tre orësh.
Ndërkohë vijon të jetë i pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit. Në orët e pasdites pritet të ketë reshje shiu.
Sakaq, gazetari Xhensil Shkëmbi thotë se në mesditë në Korçë pritet të ketë reshje të dendura shiu, në zonat malore.
Vëmendja është te këneta e Maliqit dhe në tokat bujqësore në Dvoran. U është kushtuar vëmendje gjithashtu edhe kanaleve kulluese.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit