Berisha: Për fatin e Martinajt di çdo gjë një vajzë, punon në Bashkinë e Tiranës

27 Shtator 2022 | 11:03

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, duke thënë se për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martianjt i di një vajzë që është pjesë e Partisë Socialiste.

Berisha në “Facebook” ka postuar mesazhin e një qytetari i cili thotë, se dy ditë para se të zhdukej Ervis Martinaj, ka qenë i strehuar te një vajzë që është pjesë e Partisë Socialiste dhe që punon në Bashkinë e Tiranës.

Ai thotë se Prokuroria ka dhe videot ku Martinaj ka hyrë në pallatin ku jetonte vajza dhe pamjet kur kanë dalë nga apartamenti dhe ka hipur në makinën e vajzës.

Më tej qytetari thotë se Martinaj ka qenë me vajzën që është pjesë e PS, deri në momentin që ka shkuar në Shijak.

“Pse nuk e nxjerr policia dhe Edi këtë fakt, dhe videot kur del nga shtëpia e kësaj dy ditët e fundit? Apo Edvini do të mbrojë gocat e partisë së vet dhe mos të zbulohet që ai e ka eliminuar vet Ervisin”- thuhet në mesazhin e qytetarit.

Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit Vis Martinaj është zhdukur.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026