Rreth 1 orë në SPAK, çfarë tha ish-ministri Genc Ruli për çështjen ‘Partizani’

27 Shtator 2022 | 12:29

“Genc Ruli është përgjigjur për mënyrën e privatizimit të këtij kompleksi dhe për procedurat të cilat janë ndjekur, pasi ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.”

Është ky detaji i fundit, i raportuar nga gazetari i “Euronews Albania” Xhevahir Zhabina, në lidhje me paraqitjen e ish-ministrit në SPAK.

Ruli ka qëndruar rreth 1 orë përballë prokurorëve të SPAK-ut, të cilët po hetojnë mënyrën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Pritet që SPAK-u të thërrasë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët, për këtë çështje është thirrur në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi.

Po kështu është thirrur në SPAK ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026