Auditi në PD për financimet ruse, Bozdo: Hetim deri në fund
Akuzat nga Shtetet e Bashkuara se Partia Demokratike ka marrë financime ruse do të hetohen nga një komision auditi i përbërë nga 5 anëtarë.
Për anëtarin e këtij Komisioni, Eno Bozdo ky audit duhet t’a zbardhë deri në fund këtë çështje për të sqaruar pozicionin e Partisë Demokratike dhe çdo gjetje që do të dalë nga hetimi do të dërgohen në prokurori.
“Komisioni brenda mundësive që ka, duhet t’i shkojë kësaj çështje deri në fund dhe të specifikojë nëse Partia Demokratike ka marrë apo jo financime ruse. Për sqarimin e kësaj çështje ne i detyrohemi publikut, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse janë vepra që parashikohen nga Kodi Penal, ne do të marrim masat tona për të vënë në lëvizje edhe Prokurorinë”, u shpreh Eno Bozdo.
Bozdo thotë se PD po përgatitet për protestat, edhe pse në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të hënën nuk u vendos për ndonjë datë.
“Prej javësh të gjithë tashmë të gjithë anëtarët e kryesisë, deputetët dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar janë terren duke marrë kontakt, jo thjesht me strukturat për riorganizimin, por edhe me grupet e interesit për të realizuar këtë objektiv politik. Besoj që për këtë çështje, shumë shpejt do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Bozdo.
Ditën e shtunë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish për të votuar rregulloren e primareve, por edhe për të diskutuar për protestat.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit