Gazetari: Binomi Spiropali-Doshi do jenë problem për PD-në në Shkodër
Ministrja Elisa Spiropali do të jetë drejtuesja politike në qarkun e Shkodrës.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Denis Dyrnjaja, theksoi se dyshja Tom Doshi dhe Elisa Spiropali do të jetë problem për Partinë Demokratike në këtë qark.
Më tej ai u shpreh se ndryshe nga Edona Bilali, Spiropali ka krijuar një profil të ballafaqimit politik dhe sipas tij ministrja shihet si një person me karakter të fortë.
“Mendoj që një binom Doshi-Spiropali, mund të bëjë goxha problem për PD-në. Përtej faktit se është shkodrane, Edona Bilali nuk më duket një prodhuese elektorale. Mendoj se Elisa është gjenerator politik. Mendoj se Spiropali ka krijuar një profil, atë të ballafaqimit politik. Në Shkodër kjo mund t’i sjellë dhe përfitim sepse e individualizon si një person të karakterit të fortë politik.”- theksoi Dyrnjaja.
Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative. Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e të martës ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtuesit e 3 qarqeve, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.
Blendi Klosi do të zëvendësojë Arben Ahmetaj në Vlorë, Elisa Spiropali do të zevëndësoj Edona Bilalin në Shkodër e ndërsa Pandeli Majko ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.
Arben Ahmetaj është tashmë pa asnjë post në PS. Kjo pasi nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Shkarkimi i radhës pas atij nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor