I sulmuan me armë hotelin, pronari: Kërkoj azil për djemtë, jemi në rrezik
Pronari i hotelit të sulmuar me breshëri kallashnikovi mëngjesin e kësaj të shtune, kërkon që shteti shqiptar në pamundësi për t’u ofruar mbrojtje, lutet që djemve të tij t’u jepet azil jashtë vendit.
Jetmir Muçllari thotë se, djalin e madh e ka aktualisht me studime në SHBA ndërsa të voglin student në Tiranë në vitin e dytë.
Ai tregon se nga 55 dhoma që ofron hoteli i tij në Tushemisht, mbrëmë kanë qenë të zëna 30 dhoma. Një prej pushuesve ka parë autorët që kanë qëlluar dhe thotë se njëri prej tyre çalonte.
Muçllari thotë se plumbat kanë goditur dy makinat e tij dhe katër automjete që janë të pushuesve. “Kanë hyrë dhe dy predha në dhomën e djalit”, tha ai.
Pronari tregon se një vit më parë i kanë djegur dhe makinën BMW X6. Ai thotë se, autorët i njeh dhe shkak për nisjen e konfliktit është bërë një sherr që ka pasur i biri.
Pavarësisht se, arritën t’i sheshonin mosmarrëveshjet, pas një viti janë hakmarrë duke i djegur makinën djalit të madh që sot ndodhet me studime në SHBA.
“Një nga autorët u arrestua ndërsa tjetri jo se është i përkëdhelur, i punojnë dhe dajot në polici të dy”, shprehet Muçllari duke përmendur dhe emrin e personit në fjalë. “N.B. është një nga kriminelët më të mëdhenj në Pogradec dhe I.R., janë dhe persona në kërkim”, shton ai.
“Kam pasur dhe një problem kohë më parë, ku personi që më dogji makinën dhe autori bashkë me 30 veta nuk më lejonte që të hyja në gjykatë. Shkova dhe te drejtori i policisë u ankova, i thashë i kam me foto. Ishin nga këta të xhamisë, me mjekër. Vetëm njëri u arrestua, të tjerët janë vërdallë akoma”, shprehet Muçllari.
Pronari i hotelit tregon se pas ngjarjes së ndodhur më 1 gusht ka shkuar në polici për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej i kërcënuar.
“I kam kërkuar oficerit të zonës të dhëna që të ruhem por më tha sa di ti di, edhe unë. I dinë ata deri diku emrat. Dyshimet kanë dalë hapur fare, mua më dolën para gjykatës 30 persona ku rrëzuan shtetin, duke më penguar që të hyj në gjykatë”, tha Muçllari.
“Unë për veten time nuk e kam shumë problem, por për çunat. Dua të paktën të ketë një masë, jo mbrojtje por azil sepse nuk i kam të sigurt. Të madhin e kam në SHBA ku studion prej 7 vitesh dhe tani presim të kthehet. I vogli mbaroi vitin e dytë në Tiranë”, përfundon Muçllari.
Lexoni më shumë:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve