‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, 40 për qind më shumë se në 2021
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Në rang vendi rritja përllogaritet në 39 për qind. Rritja më e madhe ka ndodhur në tremujorin e dytë.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti, çmimi i banesave të shitura ishte rreth 28 për qind më i shtrenjtë se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, pavarësisht rritjes së çmimeve, agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar rritje të shitjeve.
Kreditimi ka qenë një burim kryesor i financimit si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Energjia, materialet e ndërtimit dhe makineritë janë tre zërat me rritjen më të madhe të kostos, që sipas raportit ka ndikuar në rritjen e huamarrjes nga ndërtuesit.
Megjithatë, kredia me problem në ndërtim mbetet më e ulëta dhe ka rënë nga 4 në 2.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid