Kur do të ulet opozita në tryezë për kandidatët? Përgjigjet Silva Caka

30 Shtator 2022 | 11:01

Ish-deputetja Silva Caka, shprehet se është e nevojshme që opozita të ulet në një tryezë të përbashkët për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Caka theksoi se primaret janë shumë të rëndësishme, duke shtuar se ky proces është standard i një demokracie të brendshme.

“Është momenti i nevojshëm. Aq më shpejt aq më mirë. Nuk ka nevojë që ky proces të zgjatet. Primaret janë shumë të rëndësishme, sepse treguan një tjetër standard dhe një demokraci të brendshme të një partie politike. Primare, veç e veç, do ketë nëse shkojmë me kandidatura të veçanta. Minimumi mund të shkojë në para-primare për të bërë një përzgjedhje se cilat janë kandidaturat më të mira politike, dhe pastaj kush nga dy ose tre mund të dalë kandidat. Por është e kotë t’i lodhësh kaq shumë, mendoj se një proces është i mjaftueshëm”- nënvizoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026