Biberaj i drejtohet Berishës: Rama nuk rrëzohet me konferenca për shtyp

1 Tetor 2022 | 12:02

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj iu drejtua kryedemokratit, Sali Berisha në mbledhjen e këshillit, ku tha se kryeministri Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke organizuar konferenca për shtyp.

Biberaj u shpreh se qytetarët shqiptarë presin aksion politik nga Partia Demokratike.

“Unë mendoj që është një moment jashtëzakonisht delikat. Qytetarët shqiptarë presin aksion politik nga ne. Ne bëmë një takim të shkëlqyer më 7 korrik. Kaloi korriku, gushti, shtatori, të gjithë kemi besuar për të pasur një aksion politik.

Edi Rama me bandat e tij, ka 10 vite që i denoncojmë, por mendoj që ka ardhur momenti që nuk ka më nevojë për denoncime. Nuk e rrëzojmë Edi Ramën me konferenca për shtyp, ai do aksion politik. Ne e dimë të gjithë, nuk ekziston çështja e zgjedhjeve”, theksoi Biberaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026