Berisha: Të organizojmë revolta të fuqishme dhe paqësore

1 Tetor 2022 | 12:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, i cili nënvizoi se Rama nuk rrëzohet me konferenca shtypi.

Në përgjigjen e tij Berisha nënvizoi se duhet të organizojnë revolta të fuqishme dhe paqësore.

“Në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe mbetet ose ka për detyrë kryesore organizmin e revoltave të fuqishme paqësore në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk hiqet, po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet, për shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat dhe forcat e tjera politike. Kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026