OKB kërkon lirimin e shefit të centralit të Zaporizhjës

2 Tetor 2022 | 13:40

Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e drejtorit të centralit më të madh bërthamor të Ukrainës, i cili raportohet se është rrëmbyer nga patrulla e ushtrisë ruse.

Thirrja e drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, më 1 tetor, erdhi një ditë pasi Ihor Murashov, u ndalua teksa po udhëtonte nga centrali i Zaporizhjës për në qytetin Enerhodar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Murashov “u nxor nga vetura, iu mbyllën sytë dhe më pas u dërgua në drejtim të panjohur”, tha Enehoatom, kompania shtetërore ukrainase që mbikëqyr centralin e Zaporizhjës.

Grossi tha se shpreson që “Murashov do të kthehet te familja e tij në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë punën e tij të rëndësishme në central”, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore përmes një postimi në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024