Ulet ndjeshëm numri i rasteve pozitive me COVID-19 në RMV
Maqedonia e Veriut ka regjistruar një humbje jete dhe 109 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se nga kryerja e 762 testeve, 109 persona kanë rezultuar të infektuar.
Ndërkohë një pacient i shtruar në spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në 528 në total.
Instituti i Shëndetit Publik nga ana tjetër ka bërë me dije se, gjatë ditës së fundit 422 pacientë kanë lënë spitalin pas shërimit nga virusi.
Në total, Maqedonia e Veriut ka kryer më shumë se 115 mijë teste deri tani, nga ku janë regjistruar gati 12 mijë persona të prekur.
Deri tani janë shëruar mbi 8 mijë persona, kurse numri i rasteve pozitive është 3 327 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u bërë apel qytetarëve që të mbajnë maska, tha se për këtë shkelje nuk ka asnjë justifikim.
“Secili prej nesh ka një përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë rreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde njëkohësisht po kujdesesh për ty”, shprehet ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael