Biberaj: Alibeaj nuk është peng i Ramës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se Enkelejd Alibeaj nuk është peng i kryeministrit Edi Rama, sikurse ka deklaruar më parë kryedemokrati Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Biberaj u shpreh se Alibeaj është produkt i Partisë Demokratike, karriera e të cilit është promovuar nga vetë Berisha.
“Nuk do ta pëlqeja që ta besoja dhe nuk besoj se puna ka shkuar aq keq. Zoti Alibeaj është një produkt i Partisë Demokratike, vjen nga shtresa e të persekutuarve. Nuk do shkoja kaq larg. Përderisa po flasim me emër konkret, karrierën zotit Alibeaj, ia ka promovuar Sali Berisha.
Zoti Alibeaj ka ardhur në qeverisje në vitin 2005, ka drejtuar Njësinë Anti-Korrupsion, më pas është bërë ministër i Drejtësisë. Mendoj se zoti Alibeaj, edhe në raportet personale me zotin Berisha duhet të ishte më i kujdesshëm”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Përsërit garën’, Evi Kokalari tregon bisedën me Berishën: PD të bëhet parti serioze
- Berisha: Hakerat qeveritarë sulmuan sistemet për të fshehur gjurmët
- Miq dhe armiq, ‘romanca’ e vështirë politike Meta-Berisha në 22 vjet
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë