Abuzime te “Zyber Hallulli”, drejtoresha e Shërbimit Social: Politikë me fëmijët!
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala dhe drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari, kanë reaguar pas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit se kostoja e ushqyerjes në këtë institucion kanë qenë me vlera më të ulëta se sa është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në një njoftim për mediat, ato thonë nuk ka pasur asnjë cënim dhe asnjë ndryshim në menunë ushqimorë të fëmijëve.
“Përsa i përket kuotës ushqimore më duket të ritheksoj se ekziston një kontratë dy vjeçare e cila lidhet nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara me Operatorin Ekonomik. Në këtë kontratë theksohet se për këtë afat dy vjeçar çmimi është i fiksuar, pra nuk ndryshon. Më duhet të them se në asnjë moment sasia dhe cilësia e ushqimit nuk është prekur”-tha Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala.
Lidhur me menunë ushqimore Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari tha se një grup disiplinar e vendos këtë.
“Mjeku ka një rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces për vetë faktin se ai është aktori kryesor që harton menunë së bashku me ekipin multidisiplinar. Ekipi multidisiplinar është një grup specialistësh të cilët ngrihen një herë në vit. Pjestarët e ekipit multidisiplinar janë përgjegjësi i sektorit social, punonjësi social, psikologu, mjeku, edukatori dhe ekonomisti”,- tha Suela Lilollari.
Ndërkohë drejtuesit e institucioneve garantuan se menuja ushqimore e fëmijëve është e pandryshuar, duke theksuar se po bëhet politikë me fëmijët pa kujdes prindëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik