Rama: PD është financuar me para ruse, në dijeni një grusht njerëzish

3 Tetor 2022 | 18:27

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se PD-ja është financuar me para ruse.

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë deklaroi se për financimet ruse kanë qenë në dijeni një grup njerëzish të kësaj partie.

” Që PD është financuar me para ruse kjo dihet, është fakt botërisht i njohur i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë.

Garancia absolute vinte gjithmonë nga vinte garancia për të gjithë ato vite rresht: Mos ma prekni Lulin! Unë e thosha apo e thoshte ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën dhe gjithë çka sjell kjo për vendin dhe njerëzit. Jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë në dijeninë e plotë të një grushti njerëzish dhe që tani është ndarë në dy gishta në një anë, dy gishta nga ana tjetër dhe gishti i pestë që përpiqet të gjejë se te cilët nga dy gishtat do futet por ka më shumë se aq.

Do tu sugjeroja që mos të nxitoheni me proklamata dhe deklarata që mund tu bien ndesh dhe do të detyroheni sërish të merrni një pozicion të tretë dhe të katërt. Se keni problem fare nesër ti mohoni të gjitha. Sa kohë keni njerëz që vijnë nga pas qorrazi dhe janë gati ti shpallimn luftë botës me idenë se ky është vend sovran dhe nuk pyet për asnjeri”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e së martës lidhur me Dritan Goxhajn i cili një ditë më parë lexoi 5 kërkesat e protestuesve....
20:53 | 23/06/2026