Basha nis takimet, Berisha: Të sqarojë çështjen e parave ruse
Fati i Partisë Demokratike prej 7 muajsh vijon të mbetet peng i një vendimi të Gjykatës se Apelit se cilin statut do të njohë, atë të 11 dhjetorit apo atë 18 dhjetorit 2021.
Përballë kësaj situatë, dy deputetë të Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të hënë kërkuan që palët të ushtrojnë presion te gjykata për të dalë me një vendim, pasi kjo zvarritje nuk bën gjë tjetër veçse e dëmton opozitën për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ndërkohë, kur kërkohet zgjidhje e situatës ligjore të Partisë Demokratike, në fundjavë ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me deputetë demokratë dhe funksionarë të partisë që nuk e njohin Sali Berishën si kryetar partie.
Për këto takime, Sali Berisha nuk shprehu asnjë shqetësim, por për Bashën kishte vetëm një thirrje.
Aktualisht, përplasjet në Partinë Demokratike e kanë ndarë më dysh grupin parlamentar, ku 22 deputetë mbështesin Berishën dhe pjesa tjetër nuk e njohin atë si kryetar partie.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur