Berisha: Rama i mbylli hetimet për Bashën, me urdhër të rusëve ose për ta marrë peng

3 Tetor 2022 | 21:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se historia ruse do të vijojë, ndërsa shtoi se PD nuk ka marrë asnjë financim rus.

Në fjalën e tij në Kuvend Berisha shtoi se Rama i mbylli hetimet për ish-kreun e PD Basha, me urdhër të rusëve ose për ta marrë peng.

“Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha. U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026