Çekia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia
Republika Çeke ka paralajmëruar qytetarët e saj për t’u larguar nga Rusia, pasi Moska shpalli mobilizimin ushtarak muajin e kaluar.
Qeveria çeke edhe më herët kishte paralajmëruar kundër udhëtimit në Rusi dhe në shkurt u kishte bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi.
Më 3 tetor, Ministria e Jashtme çeke zgjeroi thirrjen e saj duke thënë se çekët që janë të pajisur me shtetësi ruse, përballen me rreziqe pas shpalljes së mobilizimit nga Rusia në shtator, tha një zëdhënëse e kësaj ministrie, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Qytetarët e Republikës Çeke, të cilët gjithashtu janë të pajisur me shtetësi ruse, duhet të dinë se nëse ata janë në territorin e Federatës Ruse, ata shihen nga autoritetet ruse si shtetas të Federatës Ruse”, tha Ministria e Jashtme çeke përmes deklaratës së publikuar në web-faqen e saj.
“Ambasada çeke në Moskë nuk mund t’u ofrojë mbrojtje adekuate dhe të plotë konsullore të gjithë këtyre shtetasve”, u tha në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë