122 vite burg për supergrabitjen në Rinas, Talo Çela gjykohet veçmas

5 Tetor 2022 | 15:46

Gjykata e Posaçme shpalli dënimin për 7 të pandehurit e akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në 9 prill të vitit 2019.

20 vite burgim u dha për Klement Çalën, ndërsa nga 17 vite heqje lirie u dha për të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.

Gjykimi dhe hetimi i kësaj çështjeje ka zgjatur për afro 3 vite, ndërsa prokuroria kishte kërkuar në në total 157 vite burg. Supergrabitja përfundoi me vrasjen e Admir Muratajt nga policia, gjatë largimit nga pista e aeroportit.

Gjykimi për të shumëkërkuarin Talo Çela vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati.

Grabitësi i vrarë Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të makinave të blinduara që transportonin paratë e bankave por për të janë  pushuar hetimet, për shkak se ai ka ndërruar jetë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026