Zoran Zaev mandatohet për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

13 Gusht 2020 | 10:42

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka dorëzuar këtë të enjte mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas ligjit dhe kushtetutës, lideri i LSDM-së i cili tashmë është edhe udhëheqësi i koalicionit “Mundemi” ka afat 20 ditë për të siguruar shumicën parlamentare për të nisur mandatin e ri qeverisës.

Kuvendi i Maqedonisë  së Veriut në Kuvend ka 120 deputetë, ndërsa LSDM-së i duhet të sigurojë të paktën 61 mandate, si garanci për të qeverisur vendin.

Diskutimet për formimin e qeverisë do të jenë të forta pasi Zoran Zaevit të LSDM-së, i duhet me patjetër mbështetja e partive shqiptare.

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, e cila u rendit e para në zgjedhje ndër paritë shqiptare, ka mbrojtur idenë se tashmë ka ardhur momenti që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Gjithsesi, kjo pikë pritet të krijojë mospajtime të forta me kreun e LSDM-së, pasi kushtet e BDI-së nuk shihen si të realizueshme nga partitë maqedonase.

Në zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i VMRO-DPMNE-së 44 deputetë, BDI 15 deputetë, koalicioni Aleanca dhe Alternativa-12 deputetë, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026