Negociatat për qeverinë e re, partitë shqiptare refuzojnë Ali Ahmetin

13 Gusht 2020 | 14:34

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas Kushtetutës, Zaev brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh për formimin e qeverisë së re.

Takimi i pare në kuadërkëtyre negociatave mes Zaev dhe Ali Ahmetit përfundoi pa një marrëveshje, ky i fundit e kushtëzon bashkëpunimin me kërkesën për kryeministër shqiptar. Nga ana tjetër dy dite më parë Ahmeti kërkoi takim me krerët e partive parlamentare shqiptare, pikërisht sot në ditën kur përkujtohet Marrëveshja e Ohrit.

Zijadin Sela i ASH, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilall Kasami i Besës, e kanë refuzuar takimin me Ahmetin, ku në fokus, referuar ftesës, janë zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Por, tashmë që negociatat për formimin e qeverisë së re janë në kulmin e tyre, besohet se ato do të ishin temë diskutimi i kësaj tryeze.

Në letrën drejtuar Ahmetit, Sela dhe Gashi si partner të koalicionit ASHAAA kanë theksuar se parimisht janë dakord për një takim të tillë për koordinim të qëndrimeve të partive shqiptare, por kërkuan të saktësohet rendi i ditës dhe takimi të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.

Ndërsa për kryetarin e Lëvizjes Besa, që në këto zgjedhje ishte në koalicion me LSDM e Zoran Zaev, takime të tilla mes partive shqiptare duhet të ndodhin pas formimit të qeverisë së re.

Në zgjedhjet  e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA fitoi 46 deputetë, VMRO DPMNE 44, BDI-15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa-12, E majta-dy dhe PDSH-ja 1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026