Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia
Forcat ukrainase po vazhdojnë avancimin në jug dhe lindje, duke rimarrë territorin e pushtuar nga Moska, edhe pse presidenti rus Vladimir Putin tha se pret “stabilizim” të situatës në katër rajonet e aneksuara nga Rusia.
Urdhri i Putinit që shteti rus të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës, bëri që kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, të nisej në Kiev për konsultime me autoritetet ukrainase.
Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të vonë më 5 tetor, se vendbanimet Novovoskresenske, Novohorihorivka dhe Petropavlivka, në verilindje të qytetit të Hersonit janë “çliruar”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Hersoni është kryeqyteti i një prej katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia, që u aneksuan bashkë me Luhanskun, Donjeckun dhe Zaporizhjën.
Oleksandr Starukh, guvernatori ukrainas i Zaporizhjës, tha më 6 tetor se granatimet nga forcat ruse vranë të paktën dy persona gjatë natës, dëmtuan ose shkatërruan disa ndërtesa banimi dhe shkaktuan përhapje të zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut