Rrëfimi i Mirelës, gruas që mundi kancerin: Do jetoj, nuk më mposht asgjë
Mirela Shehu, një vit më parë do të futej në sallë të operimit, pa e ditur nëse do të dilte apo jo gjallë. Një gjendër në gjoks po i rrezikonte jetën.
“Para një viti u diagnostikova nga kanceri i gjirit. Gjoksi m’u bë shumë i dukshëm, diçka nuk po shkonte me trupin tim, pata enjtje të gjoksit”, u shpreh ajo.
Diagnostikimi me kancer të gjirit e tronditi. Moskryerja e kontrolleve kishte bërë që sëmundja të ishte një hap para saj.
“Në stadin e dytë, mendimi i parë m’u dhimbs jeta. Stafi i onkologjikut më tha ‘Ke bërë një gabim të madh, po ta kishe kapur që në moment, mbase gjoksi nuk do të hiqej’”, tregoi ajo.
Një grua që gjithmonë kurohej për t’u ndjerë dhe dukur e bukur, tani duhej të përballej me ndryshimet në trupin e saj.
“Që në terapinë e parë mua më ra floku,e kisha flokun e gjatë, i shkurtova; dhe mendo, kur laheshe të binte floku, ishte diçka e dhimbshme. Kam qenë gjithmonë një grua e mbajtur, nuk po mendoja të dukesha e bukur”, tha ajo më tej.
48 vjeçarja nuk iu dorëzua sëmundjes. Donte të gëzonte vajzën e saj.
“Thashë, unë do jetoj që të kryej misionin si nënë. Frikën e ndjeva, por i dhashë forcë vetes”, u shpreh ajo më tej.
Mirela ka një thirrje për çdo grua: të bëjë mamografinë, pasi mund të jetë shumë vonë.
“Falenderoj zotin për këtë dhuratë, jeta është një dhuratë për mua, e kam një jetë të dytë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus