Vuçiç: Serbia s’përjashtohet nga nafta ruse, përgjigjen tonë e merrni nesër
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se mendon se Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse.
Prandaj Vuçiç thotë se po përgatiten të blejnë naftë tjetër dhe për këtë do të flasë nesër kur do të shpallë vendimet e rëndësishme afatgjata për naftën dhe gazin që do të marrë Serbia.
“Nesër do të dëgjoni përgjigjen tonë, do të ketë vendime të rëndësishme për Serbinë”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Ai vuri në dukje se Serbia mund të importojë naftë përmes maunave, por se është shumë më e shtrenjtë dhe ka shumë probleme, prandaj bëhet përmes një tubacioni të naftës.
Ai ka theksuar se dikur ka ofruar dhe ka biseduar me kryeministrin e atëhershëm të Kroacisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd – Zagreb – Lubjanë, duke pasur parasysh se kjo është rruga më e shpejtë për Serbinë drejt Evropës Perëndimore dhe Qendrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë