Lion shkruan historinë, eliminon Manchester City nga Champions League

16 Gusht 2020 | 06:50

Pas eliminimit të Juventusit, Olimpik Lion ka bërë një tjetër surprizë në Champions League. Ekipi francez mposhti 3-1 Manchester City, duke kaluar në gjysmë finale.

Maxwel Cornet shënoi në minutën e 24, ndërsa ekipi i Pep Guardiola arriti të barazonte vetëm në minutën e 69 me Kevin De Bruyne.

Por, dy golat e Moussa Dembele në minutat e fundit të ndeshjes bënë që rezultati final të ishte në fazor të ekipit të Rudi Garcia.

Lioni tani do të ketë përballë në gjysmëfinale Bayernin e Mynihut, ndeshje e cila do të luhet të mërkurën.

Kjo është hera e dytë që ekipi francez arrin deri në këtë fazë, pas rekordit të arritur në vitin 2010.

Bashkë me PSG, bëhen dy ekipe franceze në gjysmëfinalen e Champions League, gjë e cila ndodh për herë të parë në histori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026