“Situata në vend shumë keq”, Bushati: Sondazhi i Euronews Albania i vërtetë
60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.
Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati, në një intervistë për Euronews Albania tha se sondazhi është i vërtetë.
Ai tha se nisur nga kriza energjitike dhe inflacioni, pritej një përgjigje e tillë nga qytetarët.
“Dua të përgëzoj për sondazhin, është një nga të parët që mendoj se shkon në këtë logjikë. Duket se është një sondazh i vërtetë. Me krizën energjitike, me inflacionin dhe me luftën në dyert e Europës patjetër që pritet kjo përgjigje nga qytetarët nëse i pyet se si shkon situata në vend.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus