LIVE BLOG | Të rraskapitur dhe në padurim, qytetarët presin prej ditësh kalimin e kufirit me Greqinë

16 Gusht 2020 | 12:43

19:00 Në pikën kufitare të Kakavijës vijon puna për t’u mundësuar emigrantëve shqiptarë lëvizjen drejt shtetit grek. Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, i cili po ndjek situatën nga afër raporton se ka rënë ndjeshëm numri i automjeteve, që po presin në radhë prej ditësh të kalojnë drejt Greqisë.

17:05 Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili duke iu referuar situatës në Kakavijë, pohoi se qytetarët shqiptarë nuk mund të trajtohen sikur të ishin pa atdhe e pa shtet. Sipas saj, deklaratat e bëra nga kreu i shtetit janë të papranueshme dhe jo korrekte. Lexoni më shumë këtu.

16:10 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë, në të cilën tregon shtetet ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë dhe rregullat, që duhet t’i ndjekin. Euronews Albania sjell për lexuesit detajet dhe informacionet thelbësore në lidhje me këtë proces. Lexoni më shumë këtu.

15:33 Policia rikujton qytetarët se ka ngritur postblloqe përgjatë kufirit me Greqinë për të mos lejuar kalimin e shtetasve që nuk kanë më vete dokumentet e kërkuara nga shteti grek.

14:40 Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish për dyndjen e emigrantëve në pikën doganore të Kakavijës, ku vargu kilometrik i mjeteve dhe udhëtarëve që presin të kalojnë drejt Greqisë, ka shkaktuar një kaos të mirëfilltë. Ai thotë se i mirëkupton masat që ka vendosur Greqia, ndërsa shton se nuk janë masa “anti-shqiptare”.  Lexoni më shumë këtu.

12:28 Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se, pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 pas bisedimeve me palën greke, ndërsa thekson se nga nesër nis kufizimi me vetëm 300 persona që do të lejohen të kalojnë në ditë. Lexoni më shumë këtu.

“Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, deklaron ministrja.

12:20 Pas negociatave, pala greke ka rihapur doganën e Kapshticës. Prej disa orësh ajo qëndronte e mbyllur me argumentin se ishte plotësuar kuota prej 300 personash.

[instagram_feed=p/CD80WdcoPLq]

12:00 Kalimi në pikën kufitare të Kakavijës vijon të jetë i hapur, por autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë pranë plotësimit të kuotës prej 750 kalime në ditë që ka vendosur pala greke.

Në radhë ka ende persona që presin prej katër ditësh të kalojnë. Shkak për krijimin e fluksit të madh është bërë kryerja e testimit për COVID-19 që autoritetet greke kryejnë për cilindo person që hyn në kufirin e tyre.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji duke iu referuar kontakteve që ka pasur në terren ka mësuar se, prej katër ditësh dhe deri tani asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me covid apo të ketë pasur simptoma.

image

11:30 Shumë prej tyre shprehen të shqetësuar për rrezikun e përhapjes së COVID-19, pasi nuk po respektohet distanca fizike dhe as higjiena. Gjithashtu nuk kanë munguar as situatat e tensionuara, ku qytetarët konfrontohen fizikisht me forcat e poli

11:15 Për ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar gati 700 persona. Drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, Arben Joco duke folur për mediat tha se, ende nuk dihet nëse do të mbyllet kufiri pas plotësimit të kuotës prej 750 persona.

“Po arrijmë në limit dhe tani presim informacion nga pala greke se si do të veprojmë”, deklaroi Joco.

Qytetarët thonë se kanë prej katër ditë që presin të kalojnë kufirin por ende situata nuk po gjen zgjidhje.

11:00 Ndërsa që qytetarët presin me ankth hapjen e kalimit për në Greqi, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Andon Marko bën me dije se po negociohet me palën greke për gjetjen e një zgjidhje.

“Ne do të vazhdojmë të negociojmë me autoritetet e vendit fqinj deri sa t’i japim zgjidhje përfundimtare situatës ashtu siç i dhamë zgjidhje edhe një ditë më parë në bashkëpunim me policinë kufitare të vendit fqinj”, thotë Marko.

10:50 Autoritetet pranë pikës kufitare të Kakavijës bëjnë të ditur se nga ora 06:00 deri në orën 10:50, kanë kaluar kufirin rreth 600 persona.

08:50 Kur mbeten ende dhe disa orë nga hyrja në fuqi e rregullave të reja për hyrjen në Greqi, ende në Kakavijë presin të kalojnë kufirin me qindra persona. Nga ora 12:00 e natës deri në 06:00 të mëngjesit kanë kaluar 300 automjete dhe 700 qytetarë.

 Nga sot çdo person që do të hyjë në shtetin grek do të duhet të qëndrojë 7 ditë në karantinë në kushtet e shtëpisë. Ky është rregulli që hyn në fuqi nga data 16 gusht dhe do të jetë në fuqi deri në fund të këtij muaji.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shoferët e kamionëve. Për të gjithë ata që do të thyejnë një rregull të tillë, parashikohet një gjobë prej 5 mijë euro.

Ndërsa nisur nga e hëna, përmes Kakavijës do të lejohet hyrja e 750 personave në ditë, ndërsa për Kapshticën do të ketë një limit prej 300 persona. Orari i kalimit është nga ora 07:00 deri në 23:00.

Për të gjithë ata që do të kalojnë kufirin nga data 17 gusht deri më 31 gusht, duhet të kenë test negativ për COVID të kryer gjatë 72 orëve të fundit, test që kërkohet dhe për fëmijët deri në 9 vjeç. 

Ndërkohë gjatë natës, pas marrëveshjes së arritur me palën greke, pika doganore në Kakavijë ka qëndruar e hapur për të kaluar të gjithë personat që prisnin prej disa ditësh në radhë.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
    – Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
    – Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr

    Testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare:https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/ 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026