Shorti për kualifikueset e “EURO 2024”, Shqipëria në grup me Poloninë e Çekinë

9 Tetor 2022 | 12:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur këtë të diel në Frankurt të Gjermanisë.

Shorti, në letër duket disi favorizues për kuqezinjtë pasi janë evituar skuadrat e mëdha dhe ëndrra për të marrë pjesë në “EURO 2024” duket e realizueshme.

Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Në vazon e dytë, u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.

Në këto kualifikuese do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania është e kualifikuar automatikisht si organizatore e Europianit dhe nuk ka marrë pjesë në short ashtu si Rusia, që mbetet e përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare.

Shorti i plotë

Grupi A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

Grupi B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

Grupi C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

Grupi D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

Grupi E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

Grupi F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

Grupi G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

Grupi H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

Grupi I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

Grupi J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026