LSDM-BDI arrijnë parimisht marrëveshjen për qeverinë e re, mister fati i kryeministrit shqiptar
LSDM dhe BDI kanë arritur parimisht marrëveshjen për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një deklarate të përbashkët shpërndarë për mediat thuhet se LSDM dhe BDI shpresojnë dhe presin se do të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar gjatë ditëve të ardhshme, duke u shprehur të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
Pasi të dyja partitë vendosën parimet e koalicionit dhe përcaktimet e një qeverie të mundshme të përbashkët, ata po punojnë për harmonizimin e programeve dhe krijimin e një plani pune katërvjeçar të qeverisë së ardhshme, me fokus ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.
Një nga çështjet në diskutim është dhe ndarja e posteve qeverisëse. Ndërsa BDI e fokusoi fushatën elektorale te kryeministri shqiptar, ende nuk dihet se si do të jetë konfigurimi i ardhshëm i qeverisë.
A do të tërhiqet BDI nga pretendimi për kryeministër shqiptar, apo do të vihet në funksionon ideja e hedhur më herët për ndarje të mandatit të kryeministrit: dy vjet një shqiptar e dy vjet një kryeministër maqedonas.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mori të enjten mandatin për formimin e qeverisë dhe ka 20 ditë afat për krijimin e mazhorancës parlamentare. Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë brenda afatit 20 ditësh, mandati do t’i kalojë liderit të VMRO/DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Lexoni gjithashtu:
RMV ende pa qeveri, takimi mes Zaev dhe Ahmetit përfundon pa rezultat
RMV, Ali Ahmeti thërret për dialog faktorin politik shqiptar në përvjetorin e marrëveshjes së Ohrit
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim