Ibrahimaj: Lufta në Ukrainë ndikim negativ, presim rritje ekonomike 3.7% në 2022

10 Tetor 2022 | 10:15

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se lufta në Ukrainë ka sjellë një ndikim negativ në zhvillimet e fundit ekonomike, në lidhje edhe me furnizimet me energji.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte në nivelin 4.2%.

Ajo nënvizoi se rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë në nivelin 3.7%.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit ekonomike, goditja globale nga kahu i ofertës për furnizimin me energji dhe mallrat e tjera bazë, shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kanë pasur dhe do të ketë një ndikim negativ. Megjithatë, deri tani ekonomia e ka përballuar relativisht mirë këtë goditje.

Rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit u ul në 11.3%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3% në krahasim me një vit më parë. Parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3.7%, nga 3.2% që ishte parashikuar më shumë’, theksoi ministrja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026