‘Në Lazarat fshiheshin kriminelë’, gazetari: E kthyen kanabisin në ‘brand’ botëror
Gazetari Poli Hoxha thotë se ndërhyrja e policisë në 2014 në Lazarat ishte vendimi i duhur dhe madje i vonuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Lazarati me mbështetjen politike që kishte nga qeveria e Berishës, ishte shndërruar në një enklavë që e ktheu kanabisin në një ‘brand’ botëror.
Sipas gazetarit, operacioni i policisë zbuloi gjithashtu se Lazarati ishte një qendër e krimit dhe të njerëzve në kërkim.
“Nuk mund të gjendet justifikim për kthimin e një fshati për vite me radhë në një enklavë që e ktheu kanabisin në një brand botëror. Kryeministri i asaj kohe thoshte se ishte një vendim politike, nuk guxonte të hynte në Lazarat policia dhe mediat. Duhet të kujtojmë se ai fshat nuk ishte vetëm çështja e kanabisit, por u kthye në një qendër të krimit, të njerëzve në kërkim. Kjo duhet të merrte fund”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik