‘Akt vetëvrasës’, pse rreziku bërthamor nuk është real sipas politologut
Politologu Altin Gjeta thotë se nuk ka rrezik për përdorimin e armëve bërthamore nga asnjëra prej palëve të përfshira në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Gjeta u shpreh se lufta bërthamore do të ishte një akt vetëvrasës për këdo që e bën.
Nga ana tjetër sipas tij, shërbimet britanike të inteligjencës kanë thënë se nuk kemi asnjë shenjë që Rusia po përgatitet.
Sipas politologut, loja me luftën bërthamore është në kuadrin e presionit të Moskës ndaj Perëndimit në mënyrë që të heqë dorë nga ndihma ushtarake në drejtim të Ukrainës.
“Putin është aktor racional dhe e di që armët bërthamore do kenë pasoja shkatërruese për Rusinë dhe botën. Deklaratat kanë të bëjnë me një lëvizje strategjike për të shkurajuar Perëndimin që të mos furnizojë me armë Ukrainën. Jemi larg përdorimit të armëve bërthamore, por është konflikt që do të zgjasë. Duhet që ose njëra nga palët të dorëzohet, që ka pak gjasa ose të dyja palë janë të kënaqura me operacionin në terren dhe ulen në bisedime për negociata”, tha politologu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta