Pse nuk ka marrëveshje? Historiani zbulon prapaskenat Rusi-Ukrainë
Historiani Petrit Nathanaili thotë se gjasat që Rusia dhe Ukraina të ulen në një tryezë negociatash janë shumë të vogla në mos të pamundura.
Në emisionin Now në Euronews Albania ai u shpreh se kjo ndodh pasi të dyja palët, sidomos Ukraina në këto momente ndihet e avantazhuar se është në kundërsulm, ndaj nuk shikon arsye për t’u ulur në tavolinë.
Sipas tij në rastin e Ukrainës, kundër negociatave është edhe opinioni publik, pasi ulja në tryezë për Ukrainën do të thoshte se është e mundur, pasi territoret i ka të aneksuara nga Rusia.
“Për më tepër që Zelenski e ka thënë që s’do ketë bisedime sa kohë në krye është Putin. Është edhe opinion publik që e mbështet dhe nuk do të ulet në bisedime dhe të bëhen lëshime, shkëmbime territoresh që i ka zënë Rusia. E shoh të pamundur që të dyja palët të ulen, edhe pse rusët e kërkojnë, por kjo është edhe propagandë pasi rusët janë për bisedime sipas kushteve të tyre. Tek ata vepron vetëm logjika e forcës, logjika racionale nuk funksionon për ta. E ka treguar Bashkimi Sovjetik me Stalinin, Putin është trashëgimtar i kësaj filozofie diplomatike”, tha historiani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng