Eksperti Elezi: Ambientalisti Ferruni nuk mund të ndërhyjë në çështjet energjitike
Eksperti i sigurisë, Eduard Elezi deklaroi se çmimi i energjisë elektrike nuk duhet rritur, teksa shtoi se nga qeveria ka pasur një keqmenaxhim.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Elezi u shpreh se ambientalisti Lavdosh Ferruni nuk mund të ndërhyjë në çështjet energjitike, por të flasë për ndotjen e mjedisit.
“Unë mendova se do të ketë një diskutim mjedisor zotëria, por ai futet në fushën energjitike pa e njohur fare këtë sektor të energjisë elektrike. Pjesa e tarifave që thotë zotëria, ai nuk e njeh fare, që thotë të rritet çmimi. Ka një keqmenaxhim të vitit 2021 dhe 2022 në lidhje me kaskadën e Drinit.
Ka edhe një keqmenaxhim në tenderat që kanë bërë për energjinë elektrike. Zotëria mund të flasë për ndotjen e ambientit, por nuk futet dot te tarifa e energjisë elektrike”, theksoi ai.
Ndërsa, Ferruni thotë se çmimi i energjisë elektrike për familjarët që konsumojnë mbi 800kw në muaj, duhet të kishte hyrë në fuqi në tetor.
Sipas tij, kjo do të bënte që familjet shqiptare të kursenin energji dhe konsumi i tyre të shkojë nën fashën 800kw.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk