Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

12 Tetor 2022 | 09:06

Këtë të mërkurë pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt raporti për Shqipërinë.

Euronews Albania ka siguruar projekt raportin ku nënvizohet korrupsioni, amnistia fiskale, të ashtuquajturat pasaporta të arta, por edhe konflikti brenda Partisë Demokratike.

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve të forta te interesave publike me ato private. Prokurimi publik mbetet veçanërisht i prirur për të përhapur korrupsion. Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investorëve residencialë, të disponueshme në disa vende, mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtër.

Në rastin e dhënies se shtetësisë, sipas skemave të shtetësisë investitore, konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare. Regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në raport.

Një fushë, ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Sa i takon Kosovës, raporti nënvizon se duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026