Shkon në 551 numri i viktimave nga COVID në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka kryer 1 902 teste nga ku janë zbuluar 108 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ndërkohë dy pacientë nga Kumanova të moshës 64 dhe 72 vjeç, kanë ndërruar jetë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 551 persona.
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, 112 pacientë kanë lënë spitalin gjatë ditës së sotme pasi janë shëruar nga virusi.
Në total, Maqedonia e Veriut ka kryer mbi 130 mijë teste nga ku janë zbuluar më shumë se 13 mijë persona të infektuar. Nga këta 9 625 janë shëruar kurse 2900 mbeten raste aktive.
Maqedonia e Veriut deri tani numëron numrin më të lartë të viktimave për numër popullsie për shkak të COVID-19.
Vendi me popullsi prej 2 milionë banorë sipas analizave është dëmtuar shumë për shkak se gjatë përballjes me pandeminë gjendej në fushatë zgjedhore dhe drejtohej nga një qeveri teknike.
Vendi që është goditur më lehtë nga COVID-19 deri tani nga rajoni është Greqia, e cila ka 232 raste vdekjeje. Serbia e cila ka një popullsi më të vogël në numër, ka gati trefishin e vdekjeve.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme