Marrëveshja LSDM-BDI, qytetarët duan sukses të vendit, opozita akuzon për mashtrim

20 Gusht 2020 | 09:26

Marrëveshja e arritur mes LSDM DHE BDI-së për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut është komentuar në mënyra të ndryshme nga qytetarët.

Ndërkohë që koalicioni mes LSDM dhe BDI ka funksionuar edhe në qeverinë e mëparshme, me interes është pritur marrëveshja lidhur me kryeministrin shqiptar.

Në bazë të marrëveshjes, në 100 ditët e fundit të mandatit Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar të propozuar nga BDI. Qytetarët maqedonas e vënë theksin tek cilësia e kryeministrit dhe jo kombësia e tij.

“Nuk ka rëndësi kush është kryeministër, me rëndësi të ketë sukses shteti. S’ka rëndësi kush është kryeministri”, thotë një qytetar.

“Mundet edhe kryeministër shqiptar për 100 ditë, pse jo. Unë nuk shoh dallim, shoh vetëm cilësinë. Nuk më intereson a është shqiptar, turk apo vlleh. Le të bëhet mirë për të rinjtë, sepse ne të moshuarit kemi kaluar edhe të mira edhe të këqija”, thotë një tjetër qytetar maqedonas.

Por ndryshe komenton një qytetar shqiptar. Ai duket i zhgënjyer nga marrëveshja e arritur sa i përket kryeministrit shqiptar.

“Nuk ka kryeministër shqiptar, këto janë rrena, këto janë gënjeshtrat e partisë”, thotë ai.

Lidhur me marrëveshjen mes LSDM dhe BDI kane reaguar edhe partitë opozitare. VMRO-DPMNE nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se:

“Emëruesi i vetëm dhe më i madh i koalicionimit janë krimi dhe gënjeshtra. Do të përkujtojmë se Zaevi për BDI-në para zgjedhjeve tha se nuk vlejnë pesë para, ndërsa BDI-ja për LSDM-në tha se janë kriminelë.

Domethënë shteti do të ketë qeveri e cila nuk vlen pesë para dhe e cila është kriminele. Sa i përket shfuqizimit të Qeverisë së Përzhinos dhe kryeministrit shqiptar, vetë modeli i Përzhinos ishte kontraktuar mes opozitës dhe pushtetit, Zaevi nuk ka të drejtë pa konsultime me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar i cili ishte garantues i atij modeli që ta heqë njëanshëm dhe të bëjë tregti me marrëveshjen për qeverinë e tij”.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së është për një qeveri mashtruese dhe jolegjitime.

“Së pari ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”.

Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026