Ish-kreu i Vetëvendosjes: Si Rama po i fshihet të vërtetës për Kosovën
Boiken Abazi ish-kreu i Vetëvendosjes thotë se Rama duhet të thoshte të vërtetën e plotë mbi Serbinë dhe jo të mbulonte të kaluarën.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Abazi u shpreh se me fjalimin e tij në Asamblenë e KiE, Rama u përpoq t’i ikte historisë, teksa ende nuk e quan gjenocid atë që bëri Serbia në Kosovë, por spastrim etnik.
“Nuk mund t’i ikësh asnjëherë historisë. Vetë Rama e tha varet çfarë nxjerrin në pah, cilat të vërteta themi. dhe një tjetër problem është që ai e quan spastrim etnik jo gjenocid, ndërkohë që kemi një rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, edhe ne kemi çuar një rezolutë për të njohur si gjenocid, që nuk u mor parasysh nga Kuvendi i Shqipërisë. Do të dëshironim që kryeministri ynë të thoshte të vërtetën e plotë mbi Serbinë dhe jo të mbulojë të kaluarën që nuk e quajti gjenocid”, tha Abazi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset