Thesaret e familjeve mbretërore evropiane ekspozohen në Nju Jork
“Metropolitan Museum of Art”, muzeu më i madh i Shteteve të Bashkuara, do të shfaqë për herë të parë një ekspozitë enciklopedike.
Thesare të çmuar me prejardhje nga familjet mbretërore të Evropës do të jenë pjesë e ekspozitës që do të mbahet në “Metropolitan Museum of Art” në Nju Jork.
Rreth 170 sende me vlerë nga shekulli i 16-të dhe 18-të, nga oborret e familjeve mbretërore të Evropës do të jenë pjesë e ekspozitës unike, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri në mars të vitit 2020.
Ekspozita pasqyron zhvillimin e teknologjisë përgjatë revolucionit industrial, nga mesi i viteve 1500 deri në mes të viteve 1700.
Vizitorët e muzeut do të kenë mundësinë të shohin diamantin e gjelbër natyral më të madh në botë.
Gjithashtu, pjesë e ekspozitës do të jenë sende të tjera me vlerë, si orë, orendi shtëpiake dhe bizhuteri nga e shkuara.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet