‘Përfitojnë 500 000 emigrantë’, Spahiu: Pse e mbështes projektin e Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se projekti i amnistisë fiskale është një domosdoshmëri nga e cila nuk përfiton Shqipëria, por shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Në emisionin Now në Euronews Albania juristi tha se përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj nisme do të ishin minimalisht 500 mijë shqiptarë që punojnë në të zezë nëpër botë dhe nuk kanë një llogari bankare ku të depozitojnë të ardhurat e tyre.
“Ne vijmë nga një ekonomi informale dhe për këtë janë fajtore të gjitha qeveritë. Në Shqipëri të gjitha shit- blerjet bëhen me para në dorë se nuk ka besueshmëri në banka. Kjo duhet kaluar dhe paratë duhet të formalizohen, por për këtë duhet një konsensus i gjerë. Po marr 500 mijë shqiptarë minimalisht që punojnë në të zezë jashtë Shqipërisë, pa kontratë dhe s’kanë llogari bankare. Këta sikur 10 mijë euro në vit të kursejnë do depozitojnë 5 mld euro në vit dhe shteti amë duhet t’i ndihmojë për t’i depozituar këto para. Pra nga kjo përfitojnë të paktën 500 mijë shqiptarë jashtë vendit”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet