KED i ndalon kandidimin në Gjykatën Kushtetuese ish-këshilltarit të Nishanit

21 Gusht 2020 | 14:59

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Shaqir Hasanaj. Ai kishte kandiduar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti dhe atë të shpallur nga Parlamenti.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga KED nuk bëhen të qarta arsyet e refuzimit të kandidaturës së Hasanajt, por  thuhet se vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tij do të publikohen më vonë.

Ky vendim i KED-së vonon më tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e datës 17 korrik 2020, KED u ndaloi kandidimin edhe 9 gjyqtarëve të tjerë duke e thelluar kështu ngërçin me këtë gjykatë.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, mes të cilëve edhe Vitore Tusha që i ka mbaruar mandati por vijon të qëndrojë në detyrë.

Shaqir Hasanaj nga viti 1996 deri në vitin 1999 ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Më pas ka ushtruar funksionin si avokat, ndërsa në vitin 2012 u emëruar këshilltar juridik i Presidentit, Bujar Nishani. Pas lirimit nga kjo detyrë në vitin 2018, iu rikthye sërish avokatisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive/ Ardian Dvorani kërkesë për t’u rikthyer në KED

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026