Talat Xhaferi zgjidhet sërish kryetar Parlamenti në RMV

21 Gusht 2020 | 16:15

Talat Xhaferi është zgjedhur sërish Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut edhe për një tjetër legjislaturë. Votimi në Parlament pas zgjedhjeve të 15 korrikut, është bërë pas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së për formimin e koalicionit qeverisës.

Miratimi i kandidaturës së Xhaferit është bërë me 62 vota pro dhe 43 kundër. Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut zgjidhet me shumicë votash nga 120 deputetë që ka në përbërje.

Kandidatura e Xhaferit duket se ka marrë të gjitha votat e koalicionit të mazhorancës pasi pjesë e saj do të jetë edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Korrespondeti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut Benjamin Arifi raportoi se seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por u shty për të premten pas mosmarrëveshjeve brenda BDI për ndarjen e posteve ministrore dhe qeverisjes.

Në zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA siguroi 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E majta dy dhe PDSH-ja 1. Pas votimit të Xhaferit si kryeparlamentar, tanimë i hapet rruga votimit të qeverisë së re që do të sjellin për miratim LSDM-BDI.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pas votimit i ka dërguar sot një letër urimi Xhaferi, ku e ka ftuar për vizitë zyrtare në Tiranë. “Rizgjedhja Juaj në këtë detyrë të lartë është një tregues i lidershipit Tuaj të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë katër viteve të legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rizgjedhja Juaj është gjithashtu një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në mesazhin e urimit të Ruçit.

Lexoni gjithashtu:

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar për 100 ditë, arrihet marrëveshja LSDM-BDI

Qeveria e re në RMV, Ali Ahmeti i “rrëmben” LSDM-së ministritë më kryesore

Njihuni me ministrat e propozuar të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026