Lufta| Përgatitje të reja në kufi e ajër, trupat ruse drejt Bjellorusisë
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky është plot shpresë se ushtria e tij po fiton në një luftë e cila duket se nuk ka një fund.
Presidenti rus Vladimir Putin nga ana tjetër deklaron se mobilizimi ushtarak do të përfundojë së shpejti dhe trupat mund të mbërrijnë në vijën e frontit në çdo moment.
“Ata kanë ende njerëz për sulme. Ata ende kanë mundësinë të terrorizojnë qytetet tona dhe të gjithë europianët, të shantazhojnë botën. Por nuk kanë asnjë shans, sepse Ukraina po avancon” shprehet i bindur presidenti Zelensky.
Gjatë këtij muaji SHBA dhe Gjermania do të furnizojnë Ukrainën me sisteme të rëndësishme mbrojtjeje, një sistem kundërajror për të neutralizuar sulmet e praparojës me të cilat Moska justifikon humbjet në frontin e luftës.
Nga ana tjetër, Lukashenko pretendon se Perëndimi dhe Ukraina “kërcënojnë” territorin e Bjellorusisë dhe i ka bërë thirrje Moskës për ndihmë.
Trupat ruse do të fillojnë të shkojnë në Bjellorusi dhe të zënë pozicione në kufirin ukrainas. Nga ana tjetër, trupat ukrainase vazhdojnë stërvitjen në rast agresioni.
Në lindje, në Donetsk, Kryqi i Kuq i është përgjigjur kritikave të Zelenskit duke pretenduar se nuk lejohet të vizitojë të burgosurit e luftës në kampin Olenivka, që është nën kontrollin rus që nga viti 2014, duke shpjeguar se ata nuk mund të “hyjnë me forcë”. .
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng