Përmbytje ‘biblike’ në Kretë, viktima dhe të humbur nga reshjet e rrëmbyeshme
Një person u gjet i vdekur dhe 2 të tjerë konsiderohen të humbur, pasi shirat e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje masive në ishullin grek të Kretës.
Viktima, një burrë rreth të 50-ave, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në automjetin e tij kur shiu nisi të binte në ishullin jugor helen, një destinacion turistik mjaft popullor.
“Situata është tragjike. Kemi një katastrofë biblike dhe po mbajmë zi. Humbja e jetës së njeriut është tragjedia më e madhe. Në të njëjtën kohë, po kërkojmë edhe një grua”, tha Menelaos Mpokeas, kryetari i Bashkisë Malevizi.
“Një katastrofë kolosale me humbje jete. Nuk mund të merrnim më shumë masa nga sa morëm. Në një periudhë të shkurtër kohore pati një volum masiv uji”, theksoi Stavros Arnaoutakis, guvernatori i Kretës.
Mediat lokale raportuan për dëme madhore në fshatrat bregdetare, ku rrugët janë kthyer në lumenj që marrin përpara gjithçka.
Në fillimet e stuhisë, shërbimet e emergjencës morën mbi 450 telefonata në një orë të vetme.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta