Protokolli për hapjen e shkollave, një nxënës në bankë dhe në distancë 1.5 metër 

23 Gusht 2020 | 11:23

Të vendosur në radhë një e nga një dhe në një largësi prej 2 metrash, nxënësve që u rikthehen bankave të shkollës në fillim të muajit shtator, do t’u matet temperatura çdo ditë. Nëse konstatohet se kanë temperaturë apo simptoma të tjera mësuesit do të njoftojnë mjekun e familjes. Këto janë disa nga masat të cilave do tu nënshtrohen nxënësit në nisje të vitit të ri shkollor.

Në protokollin e hartuar nga Komiteti i Ekspertëve theksohet se nxënësit e kanë të ndaluar të dalin nga godina e të rikthehen përsëri në të. Si nxënësit e ciklit 9-vjeçar ashtu edhe ata të ciklit të mesëm duhet të jenë të pajisur me maska, që duhet t’i mbajnë edhe gjatë procesit mësimor. Fëmijëve nuk u lejohet të konsumojnë ushqim në klasa dhe në rastet kur do të jetë e mundur mësimi do të zhvillohet dhe në oborrin e shkollës.

Ministria e Shëndetësisë thekson se çdo nxënës në shkollë duhet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit. Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambientet e shkollës. Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur u duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet, por nuk specifikohet se cili do të jetë mbikëqyrësi.

Brenda klasës nxënësit duhet që të qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës, por nuk specifikohet numri i nxënësve që duhet të jenë në një klasë, ndërsa theksohet se kur nuk është e mundur të ruhet distanca, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera. Për nxënësit që nuk i zbatojnë rregullat do të ketë masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026